Porti i Durrësit është kthyer në një nga aferat e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare, ku skema e tij ekstraligjore është një nga skadalet më të mëdha që mund ti ketë ndodhur Shqipërisë në 100 vitet e fundit. Port historik mijëra vjeccar, port ekonomik me një inventar miliarda dollarë dhe me kredira të pashlyera të investimeve me kreditim të cilat kalojnë vlera të jashtëzakonshme monetare.
Ky port do ketë fatin e keq që do ekzekutohet nga qeveria shqiptare për ti dhënë të drejtën mikut të Nusretit lejen për të ndërtuar pallate. Në fakt, qëllimi i këtij shkrimi është prononcimi i grupit të hartimit të kësaj skeme monstruoze të komanduar nga Balluku, ministrja më e paaftë që mund të ketë pasur rrota e historisë shqiptare, por që ka aftësinë për të qenë servilja numër një e kryeministrit shqiptar.
Në një postim të Ballukut, ku shihet qartë grupi i punës që ka realizuar bazën ligjore për grabitjen e Portit të Durrësit, thuhej se Marina e Durrësit është e jona. Sinqeriteti i Ballukut kalon cakun. Kuptohet që pas kësaj afere janë pushtetarë, por ta pranojë kaq hapur vetëm Balluku mund ta lëshojë këtë thagmë. Gjithsesi i urojmë pronësinë Ballukut dhe bandës së saj, në kalvarin e gjatë që do të kenë në të ardhmen e tyre si kadidaturat potenciale për SPAK si kolegët e tyre të inceneratorëve.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post