Mes personave të vënë në pranga, nga 11 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK është edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.
Nga hetimet e SPAKka rezultuar se Dervishaj ka udhëtuar drejt Italisë për të parë ndeshje me financime të Klodian Zotos.
Ky i fundit i ka paguar udhëtimet, biletat e avionit, qëndrimet në hotel dhe biletat për ndeshjen.
“Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali”, thuhet në njoftimin e SPAK.
SPAK sqaron se janë miratuar 11 masa sigurimi personale, nga të cilat 10 masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë sigurie “arrest në shtëpi” për abuzimet me ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
Diskutime rreth kësaj post