Nga studio e lajmeve në MCN Live analisti Shpëtim Nazarko deklaroi se qeveria Rama nuk mundtë marrë përsipër një ‘mëkat’ të tillë lidhur me projektin për ndërtimin e portit të Durrësit.
Ai tha se Shqipërinë mund ta lënë pa stacion treni ashtu sikurse ka ndodhur, por pa një port kjo nuk është e mundur. Nazarko e sheh të pamundur ndërtimin e këtij porti edhe sikur e gjithë klasa politike të ngrejë flamurin bashkë me Ramën.
“Vazhdoj të mendoj se ky port, kjo histori nuk do vazhdoj të zhvillohet. Së pari Shqipëria në një pikëpamje kështu ka nja 3 qytete kështu Durrësi, Shkodra dhe Berati. Durrësi është qyteti më i rëndësishëm jo vetëm se është më i vjetri por ka dhe një nën tokë, që po i varrose me pallate arabe në këtë sens qeveria se merr dot këtë ‘mëkat’. Në një plan tjetër nuk duhet ta marrë këtë mëkat sepse Rama sot është, por nesër nuk është dhe mban përgjegjësi për atë tokë aty. Nuk besoj se Shqipëria të mbesë ndonjë ditë pa port. Në situatën aktuale ky port edhe ky që është, është shumë i vogël sepse anijet me 20 tonë duhet ti mbash mes detit dhe ti sjellësh ngarkesat në breg”, u shpreh Nazarko në fjalën e tij.
Më tej ai shtoi se ky port është i pamundur të ndërtohet sepse qeveria nuk ka ku ti gjejë 2 miliardë euro për të realizuar këtë projekt.
“Konceptoj se nëse ky port do bëhet me 2 mld euro, duket bishti më i rëndë se sqepari, nuk besoj që kjo qeveri të bëjë port tjetër. Nuk besoj që të ketë fuqi kjo qeveri apo qoftë dhe e radhës të bëjë ndryshime. Nëse nuk bëhet porti kam idenë se është një nga këto historitë që besoj se përveç historisë, nëse shteti do fusë në lojë duke shpronësuar një pjesë të tokave publike që smund të behën pa studime, do fillojmë ti hapim historitë me Strasburgun. Kjo histori mbetet një manovër në xungthi. S’ka fuqi të shndërrojë Durrësin në batërdi të tillë, është e pamundur që Rama të realizojë këtë projekt, e pamundur të bëhet sepse ka vështirësi për vetëm faktin që nëse ti s’bën portin tjetër nuk është stacioni i trenit, por porti që mban me bukë vendin. Nëse kjo qeveri dhe klasë politike ka këllqe le të vejë dhe të bëjë portin në Vlorë. Për portin besoj se e ka të pamundur edhe sikur e gjithë klasa politike të ngrejë flamurin bashkë me Ramën”, thekson analisti Shpëtim Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post