Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për arrestimin e disa personave, kryesisht zyrtarë të inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ndërkohë, jozyrtarisht mësohet se urdhër-arresti është prerë dhe për italianin Giusepe Ciafalone.
Kërkesa e SPAK është pranuar nga Gjykata e Posaçme dhe mëngjesin e sotmë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur bastisja e disa shtëpive. Dhjetë nga njëmbëdhjetë personat për të cilët kërkohet arrestimi, janë:
Arber Denizi,
Juri Ymeraj,
Silvester Dreza,
Gentian Zifla,
Arjola Kodra,
Enver Sheshi,
Robert Shabani,
Regan Merdani,
Luran Dusha
Arben Dervishaj,
Giusepe Ciafalone.
Arjola Kodra, administratore e kompanisë Integrated Energy BV, që administron inceneratorin e Sharrës në Tiranë, është mes urdhër-arresteve të SPAK. Por nuk dihet nëse ajo është prangosur, pasi nga burime mësohet se vetëm 5 urdhër-arreste janë ekzekutuar, ndërsa 6 janë në kërkim dhe dyshohet se janë jashtë vendit.
Në këto kushte, duke qenë se Kodra ka lidhje me inceneratorin e Tiranës, mendohet se operacioni i SPAK dhe Policisë së Shtetit, nuk ka në qendër vetëm zyrtarët e inceneratorëve të Fierit e Elbasanit, por në “shënjestër” është dhe projekti i impiantit në kryeqytet.
Diskutime rreth kësaj post