Kremlini ka nënvizuar pozitivisht atë që e quajti “reagim i matur” i SHBA-së ndaj lajmit për rënien e raketave në Poloni, një qëndrim “në kontrast me deklaratat” e vendeve të tjera.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha gjithashtu se sulmet e saj me precizion të lartë u kryen vetëm në objektiva në territorin ukrainas dhe në një distancë prej jo më pak se 35 kilometra nga kufiri me Poloninë.
Në samitin e G20 e cila po zhvillohet në Bali, Indonezi, Presidenti amerikan, Joe Biden, ka folur pak më herët për incidentin e ndodhur në Poloni, i cili tha se raketa nuk mund të jetë lëshuar nga Rusia.
Diskutime rreth kësaj post