Autorja dhe poetja Mimoza Ahmeti ka qenë së fundmi kryefjalë e medias pasi lajmit se është dënuar me 40 orë punë publike për ndërtim të paligjshëm.
Pasi u tha se Prokuroria e Tiranës ka bërë kërkesë dhe gjykata ka marrë vendimin, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama ku me ironi shkruan se pas këngëtarit dënohet edhe poetja për ndërtim pa leje, ndërkohë që në prokurori flenë me dhjetëra dosje denoncimesh të bëra nga autoritetet shtetërore për ndërtime të paligjshme në Tiranë.
Por reagimi i Mimoza Ahmetit hedh poshtë çdo gjë.
Për Gazetën Express Ahmeti thotë se nuk është vënë në dijeni se ndaj saj ka një vendim të tillë.
“Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake. Nuk jam njoftuar nga prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…“, reagon ajo.
Diskutime rreth kësaj post