Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i cili tashmë duket se do të jetë zyrtarisht kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, pasi nuk ka asnjë kandidat tjetër të regjistruar në primare, ka rrëfyer në një emision televiziv arsyet e tij për të hyrë në një garë lokale.
I pyetur nga moderatori Xhafo se a e dobësojnë grupin e Berishës largimi i tij apo dhe i kolegëve të tjerë të cilët kanë dorëzuar mandatin e deputetit, Boçi tha se kjo vetëm e forcon PD-në.
Sipas tij në situatën politike që është vendi çdo vendimmarrje ka rëndësi si dhe forcon Partinë Demokratike.
Boçi theksoi se nuk ka një arsye por disa që e shtynë atë që të hyjë në një garë lokale.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: E dobësoni zotin Berisha duke mos qenë në krah të tij si nënkryetar i grupit parlamentar, nënkryetar i partisë. Ju largoheni nga grupi, me gjithë ato dorëheqje në grup, si ish-kryetari i Vaut të Dejës, ish-zv.Ministri i Financave, Duma, ju keni disa largime? A dobësohet grupi me këto largime?
Boçi: Unë gjykoj që iniciativa të tilla që vijnë dhe nga drejtues të tjerë forcojnë PD-në. Jemi në një betejë që nuk duhet neglizhuar, pasi ka një valencë politike për shkak të zhvillimit të situatave politike në Shqipëri. Angazhime të tilla i shërbejnë PD-së. Edhe iniciativa ime nuk ka nota afrimiteti, janë thjeshtë detyrime politike të pranuara nga ana ime.
Nazarko: Ishte dëshira juaj, e Berishës?
Boçi: Këto janë kuriozitete më shumë për të destruktuar pjesën e opinionit.
Xhafo: Ju thatë që zoti Berisha fuqizohet në këtë rast. Nazarko më tha në telefon dakord tha se marrin peshë primaret, por mos po largohen se kanë frikë në 2025-n dhe nuk do bëhen deputetë?
Boçi: Gjithmonë në vendimet politike nuk ka një arsye, ka disa arsye që janë të pranishme. Në raport me atë frikën e supozuyar të mos marrjes së atij mandati, nuk është noj arritje e yllit polar për marrjen e mandatit. Është një korridor politik, por nga mënyra se sit performohet nuk është ajo që mendohet. Në këtë raport nuk është frika që duhet të shkosh këtu se mos nuk shkojnë atje. Unë mandatin nuk e mora si benifit i listave, por është një betejë që mund ta rrijë çdo politikan që ruan raporte me komunitetin. Vendimi ka shumë faktorë brenda, që lidhen me atë që ne duhet t’i shërbejmë kësaj force politike që për shkak të rrethanave jemi në një pozitë jo të favorshme.
Diskutime rreth kësaj post