Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si organizatorin dhe përfituesin e asaj që ai e quan grabitje të Portit të Durrësit.
Përmes një videoje në faqen e tij në Facebook, Meta shprehet se Porti i ri i Durrësit është një megaaferë korruptive që sipas tij ka në thelb korrupsionin dhe pastrimin e parave.
Ai shtoi se errësira e plotë mbi këtë çështje madhore bëhet me qëllim për t’i humbur Shqipërisë këtë aset të paçmueshëm ekonomik, për interesa të atyre që duan defaktorizimin e vendit.
“Sot kryeministri është në akuzë përpara të gjithë shqiptarëve sepse ai është organizatori dhe përfituesi i grabitjes së Portit të Durrësit. Porti i Durrësit nuk është një investim strategjik, por një mega aferë që ka në thelb korrupsionin, pastrimin e parave dhe dëmtimin strategjik të Shqipërisë”, ka shkruar Meta krahas videos.
“Errësira e plotë e qëllimshme për këtë çështje madhore, bëhet për t’i humbur Shqipërisë këtë asset të paçmueshëm ekonomik, siç është porti mallrave, për të ndihmuar tërë ata që kanë interesa ën defaktorizimin e Shqipërisë dhe humbjen e rolit të saj si nga pikëpamja ekonomike dhe në atë gjeostrategjike”, shprehet Meta përmes videos.
Diskutime rreth kësaj post