Analisti Neritan Sejamini ka treguar çfarë fshihet pas projektit të Edi Ramës për spostimin e Portit të Durrësit, në mënyrë që të ndërtohen pallate.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se toka po i falet Alabbar dhe se pallatet do ti ndërtojnë oligarkët shqiptarë. Ai shtoi se humbja e shtetit shqiptar do të jetë katastrofale sepse fitimi nga pallatet mund të jetë deri në 280 milionë euro, ndërkohë që ndërtimi i një porti të ri mallrash do të kushtojë rreth 2 miliardë euro.
“Shteti thotë po heqim portin dhe po ja japim pa lek një privati. Shteti do të fitojë 280 milionë euro nga kjo e gjitha dhe do të nxjerrë nga xhepi 2 miliardë euro për të bërë një port tjetër. Pra po prish portin për të ndërtuar pallate. Ai porti tjetër është prap port më i vogël se ky që kemi tani.Pra Shqipëria, që është porta hyrëse në Adriatik, që mburreshim që do të bëheshim portë hyrëse për Evropën juglindore, po shkatërron portin për të bërë pallate.
Investitori nuk merr përsipër të investojë paratë e veta. Ai do të shesë tokën dhe do ta ndërtojnë të tjerët, me siguri kompanitë e ndërtimit shqiptare. Pra në Durrës do të ndërtojnë pallate ato kompani që ndërtojnë në Shqipëri, jo Alabbar. Ai do të shërbejë si mbulesë.
Porti i Durrësit po u jepet biznesmenëve shqiptarë, nuk ka investim të huaj. Gjithçka do ta ndërtojnë oligarkët shqiptarë. Alabar do të shërbejë si pronar i tokës.
Portin e Durrësit po e marrin biznesmenët shqiptarë dhe dikush që fshihet pas Alabbar. Nuk është investim i huaj!”, deklaroi Sejamini.
Diskutime rreth kësaj post