Edi Rama do ikë, kjo ka përfunduar, ai e di më mirë se kushdo tjetër. Kështu u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në emisionin “Now” .
Sipas tij, pjesëmarrja në protestën e 12 nëntorit tregoi përkrahjen e madhe që ka opozita.
“Edi Rama do ikë, kjo ka përfunduar, ai e di më mirë se kushdo tjetër. Dy mandate i bleu me Lulzim Bashën, në 2017-ën e çadrës dhe 2021-it. I bleu me Lulzim Bashën, nuk bleu gjë me mua ai.
Kjo është një demonstrim i përkrahjes së madhe që ka opozita, vizionit që ka opozita. Një opozitë që njeh problemet e qytetarëve, që tregon sesi do gjendet alternativa për të zgjidhur problemet ekonomike-sociale. Forcën do ta trgojnë zgjedhjet”, theksoi ai.
Më 12 nëntor, për rreth 3 orë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë para Kryeministrisë.
Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
Diskutime rreth kësaj post