Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me protestën e 12 nëntorit. Ngjela tha se ishte një vetëtimë në një qiell pa re dhe nuk kishte asgjë të veçantë. Edhe sa i takon pjesëmarrjes ai tha se ishte e ulët, rreth 3 mijë persona, që sipas Ngjelës nuk mjaftojnë për të marrë pushtetin.
Ngjela: Protesta e 12 nëntorit nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, është sëmundje e atyre që mund të bëjnë revolucion. Pse duhej bërë? Një ekspert gjerman më tha diçka interesante.
Sa herë ka konflikt Serbia me Kosovën, Beogradi Tiranë organizon destabilizim. Ishte vetëtimë në një qiell pa re. Le që ishte e dobët, nuk kishte asnjë vlerë në funksion të numrit.
Atje flisnin vetëm sharje. Nuk është më koha për të folur kundër personalitetit të kundërshtarit tënd.
Eksperti gjerman më tha që gjithmonë ndodh kjo, sa herë ka tension në veri të Kosovës, Saliu organizon një protestë. Nuk është rasti i parë ky.
Pjesëmarrja ishte e gjerë?
Juve iu duk e gjerë? E dini si maten këto, ju s’doni ta besoni, 2-3 persona në 1 m2 rrinë, atje ishin, 2 në m2. Kanë qenë 2-3 mijë persona. Pse me kaq do e marrësh pushtetin? Janë turpe. Ja hyre te zyrat e kryeministrisë. Po pastaj? Është sëmundje e vjetër e politikës shqiptare, ajo e Saliut, jo ajo tjetra.
Opozita është e përçarë, në krizë e nuk ka vota.
Si e shihni ardhmërinë e PD?
Gjyqin nuk e fitojnë më. Parti ligjore është ajo tjetra.
Diskutime rreth kësaj post