Qeveria greke i është përgjigjur ministrit të brendshëm turk Suleyman Soylu, në lidhje me akuzat e tij pas sulmit terrorist në Stamboll, ku tha se nëse nuk do të arrestoheshin autorët e dyshuar do të kishin ikur në Greqi.
Sipas Protothemës, zëdhënësi i qeverisë greke Giannis Oikonomou deklaroi se qeveria është kundër çdo akti terrorist dhe dënoi sulmin.
“Qeveria është e vendosur kundër çdo akti terrorizmi, aktet si ato në Stamboll janë absolutisht të dënueshme”, tha ai në dhe sqaroi se “ vendi ka një front të hapur me çdo manifestim terrorizmi kudo në botë”.
Oikonomou shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për popullin turk dhe qeverinë turke për shpërthimin me gjashtë të vdekur dhe 81 të plagosur, nga të cilët 26 mbeten të shtruar në spital.
Në të njëjtën gjatësi vale ka lëvizur edhe ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos duke sqaruar përmes SKAI-t se “Greqia mbron mirë kufijtë e saj dhe nuk do të pranonte kurrë terroristë në territorin e saj”.
Ankesat u bënë nga Soylu pak minuta pasi policia e Stambollit njoftoi se kishte arrestuar 46 persona në lidhje me shpërthimin. Mes tyre ishte e përfshirë një grua siriane, Ahlam Albasir, e cila dyshohet se ka vendosur bombën. Gjatë marrjes në pyetje, gruaja, sipas deklaratës së policisë së Stambollit, deklaroi se ishte trajnuar nga luftëtarët kurdë në Siri dhe se ajo kaloi në Turqi përmes rajonit sirian veriperëndimor të Afrinit.
Diskutime rreth kësaj post