Kryeministri maqedonas Dimitar Kovačevski, në mbyllje të takimit ndërqeveritar me delegacionin shqiptar në Shkup ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj homologut shqiptar Edi Rama. Ai tha se gjatë peridhës së vështirë të gjetjes së gjuhës së përbashkët për çeljen e negociatave të dy vendeve për proceset euro-integruese Ramën e ka pasur gjithnjë në krah.
Për këtë, Kovačevski tha se miqësia e tij me Edi Ramën do të zgjasë gjithmonë, ndërsa shtoi se kjo miqësi do t’u trashëgojë brezave të ardhshëm një të ardhme me marrëdhënie më të mira mes dy vendeve fqinje.
“Dëshiroj të them se kjo ishte një seancë që të gjithë e pritëm padurim, edhe ata që nuk ishin të përfshirë në përgatitje, e konsiderojnë një punë të vështirë. Por unë erdha i qetë sepse e dija që stafet tona e kanë bërë atë që duhet për mbajtjen e kësaj séance…Mënyra e vetme që të vijojmë përpara dhe të kemi një ardhmëri më të mirë për gjeneratat tona të reja është që rajonin ballkanik të transferojmë në rajon të bashkëpunimit…
Unë jam i sigurt se një nga ndihmat më të mëdha që kam marrë në momentet kur isha në vështirësi janë ato me Bullgarinë, Francën dhe Gjermaninë kur kemi bërë negociata për fillimin e negociatave me BE, gjithmonë pranë meje kisha Edi Ramën.
Kjo miqësi do të zgjasë përgjithmonë, sa më përket mua, unë s’do ta harroj asnjëherë. Unë dhe Rama do t’u ofrojmë gjeneratave të ardhshme miqësi dhe marrëdhënie më të mira mes vendeve tona…”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post