Albërije Hadërgjonaj ishte një nga të ftuarat e Luana Vjollcës të dielën mbrëma në “Zemër Luana” ndërkohë këngëtare e spektaklit për këtë puntatë ishte Orgesa Zaimi.
Dy këngëtaret e mirënjohura ishin të vendosura poshtë “gojës së luanit” në lojën “Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë në të cilën të ftuarve u bëhen pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen u hidhen gjëra të ndryshme mbi kokë nga “goja e luanit”.
Pyetja për Orgesën ishte të rendiste 3 këngëtare konkurruese të këngëtarëve “Big” në Këngën Magjike, Anxhela Peristeri të cilën e vendosi fituese të publikut, Mariza Ikonomin fituese e festivalit sipas saj dhe eliminoi “pa dashje” Marsela Çibukajn.
Mirëpo renditja që ajo bëri nuk i pëlqeu dhe aq shumë Albërijes e cila pati një reagim të menjëhershëm duke cituar që ai festival funksionon me miq, por reagimi vazhdoi po me tone të larta edhe nga Orgesa e cila nuk e pranonte këtë reagim sepse për të treja artistet në fjalë ishin mikesha të saja.
Diskutime rreth kësaj post