Ish-miss Shqipëria Valbona Selimllari, ka zbuluar si rrallë herë detaje për jetën e saj private, ku ishte e ftuar në “S’e Luan Topi”, Selimllari foli për periudhën kur është bërë nënë për herë të dytë.
Ish-missi tregoi se ndihej në ankth, se si do ia përkushtonte kohën të dyve por sipas saj, çdo gjë gjeti rrugën e duhur.
“Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thoja si do e duaj këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund. Frika që pata që dhe të ndaja dashurinë mes tyre ishte e kotë. Vajza është dashuri pastaj. Është shumë pas djemve, vajzat kanë një qasje tjetër ndaj prindërve, unë kam qenë shumë e barabartë me të tre”,- u shpreh Valbona.
Sa i përket pengut më të madh që ka në jetë, Selimllari rrëfeu se ndihet shumë keq që nuk e ka shprehur me fjalë dashurinë e madhe që ka për nënën e saj.
Diskutime rreth kësaj post