Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbatjur fjalimin në protestën e opozitës, ku ka patur një pjesëmarrje masive të qytetarëve.
Berisha bëri përgjegjës Edi Ramën për shpopullimin e Shqipërisë dhe deklaroi se shqiptarët janë “të vjedhur deri në palcë”.
Berisha e konsideroi kryeministrin “një armik” dhe i bëri thirrje të bëhet gat dhe “të presë” shqiptarët që “kanë dy fjalë” me të.
“Shqiptarët janë populli i gomoneve sepse dikush dhe ky dikush është Edi Raama, iu ka grabitur dhe plaçkitur votën. Ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion. Ka shndërruar votën e tyre në votë kallp dhe fiktive, që të qëndrojë në pushtet. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona.
Ai që të merr shpresën, të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes. Ai që të merr shpresën, të ka marrë besimin, forcën e pashtershme drejt të ardhmes. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Ai që të merr votën, të ka marrë vendin. Njeriu që nuk voton i lirë është njeri i pashpresë.
Vdekje monizmit! Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë sëbashku me ty!
Këto kohë mediat e Britanisë së Madhe dhe Europës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria. Kjo është vetëm aparenca. Shqiptarët janë më të varfërit në Europë, por mos harroni se ata janë njerëzit më të vjedhur të Europës dhe planetit.
Asnjë komb, asnjë qytetar, në asnjë vend, nuk ka si në Shqipëri njerëz të vjedhur deri në palcë, nga qeveritarë të pangopur që kanë vetëm kodin e mafias, vjedhjes, krimit dhe dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria.
Edi Rama për atë gjuhë të jesh i sigurtë se mund të të përgjigjemi ty në të gjithë mënyrat që ti e meriton, por po të komunikoj sonte këtu. Vendimi është marrë dhe është tjetër. Atje, së shpejti do të vijë gjykatësi sovran. Priti aty se i kanë dy fjalë me ty! Më mirë priti këta, se në mund të përgjigjemi si të duash ti. Populli i ka 2-3 fjalë për ty”, tha ndër Berisha.
Diskutime rreth kësaj post