Kandidati në Primare për kryetar bashkie të Tiranës, Ilir Alimehmeti iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë pjesë e protestës së 12 nëntor.
Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Alimehmeti, ftoi të gjithë në protestë kundër rritjes së çmimeve dhe abuzimeve me to.
“Miqtë e mi, nesër në 12 nëntor ora 16:00, iu bëj thirrje të jeni të gjithë të pranishëm në Tiranë, në protestën kombëtar kundër rritjes së çmimeve, kundër abuzimeve me to, na prekin të gjithëve njësoj, nga i pari tek i fundit, do të jemi aty kundër rritjes së çmimeve, për ne por edhe për ata të cilët nuk do të jenë të mundur të jenë në protestë. Nesër 12 nëntor, ora 16:00, në Tiranë”, shprehet Alimehmeti
Diskutime rreth kësaj post