Rithemelimi deklaroi se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Aferën e Portit të Durrësit. Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur edhe një reagim nga Gazment Bardhi. Me tone ironizuese Bardhi shprehet se duhet të bëhet opozitë reale.
Reagimi i plotë i Bardhit:
“Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit?
Keqardhje për çdo deputet që nënshkruan idiotësi juridike dhe tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!
Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet padyshim në Gjykatën Kushtetuese sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament.”-shprehet Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post