Ditën e martë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të presidentit shqiptar, Bajram Begaj.
Në të njëjtën ditë, ai do të takohet me Begajn i cili do ta presë presidentin azer me ceremoni zyrtare shtetërore. Kjo konsiderohet si një vizitë historike, duke qenë se është hera e parë që presidenti azer mbërrin në Shqipëri. Me Azerbajxhanin, Shqipëria ka marrëveshjen për gazsjellësin Trans Adriatik që është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, dhe transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan.
Duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.
Diskutime rreth kësaj post