Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur sot në Paris me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi dhe tensionet që kanë përfshirë vendin.
Presidenti serb ka theksuar se institucionet europiane qëndrojnë të vendosur se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj. Gjithashtu Vuçiç ka thënë se në Kosovë pritet një situatë shumë e ndërlikuar.
“Ne jemi duke u përballur me një situatë shumë të komplikuar në Kosovë dhe Metohi, veçanërisht me 21 nëntor, kur shqiptarët mendojnë se po gjobiten në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post