Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij ndaj deputetëve të opozitës, duke i quajtur ata bedelë.
Rama e theksoi edhe më shumë diçka të tillë, kur foli për mediat pas mbledhjes së kryesisë socialiste, duke kujtuar edhe financimin rus të PD në kohën kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.
“Ju gjykojeni sa etik ose jo është. Unë di që një bedel interesin e vendit të vet nuk ka kapacitetin ta njoh e jo më ta respektojë dhe që e cilëson normale që paratë e një vendi miqësor të merren për të rrëzuar qeverinë e vetë, është një i pafe”, tha Rama.
I pyetur në lidhje me situatën që u krijua në Kuvend, pasi deputetët socialistë kërkuan përjashtimin e deputetëtve demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, me pretendimin se ishin të dehur, Rama tha se e kuptoi gjendjen e tyre nga aroma e alkoolit.
“Sepse për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që ata kishin pirë dhe besoj që vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë që s’ka lidhje me këto që po diskutojmë ne, në mes të parlamentit. I dehur nuk është asgjë tjetër përveçse një status i vençatë në një moment kur ke konsumuar lëndë helmuese ushtarake dhe gjuhaa jote del jashtë kontrollit dhe gjuha jote nxjerr fjalë që në një gjendje esëll nuk do t’i nxirrte edhe pse ato lloj personazhesh i kam parë t’i nxjerrin edhe kur unë nuk e kam ndjerë aromën e tyre”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post