Neritan Sejamini ka komentuar lënien e mandatit parlamentar nga Grida Duma, e cila ka vendosur të drejtojë një emision në televizion.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se Duma foli për inatet dhe pakënaqësitë e veta në fjalimin e saj, por nuk falenderoi votuesit.
“Grida Duma shprehu pakënaqësinë e vetë dhe inatin e vetë, por nuk falenderoi asnjëherë votuesin. Deputeti këtu nuk lidhet me votuesin, ndërkohë që ata janë përfaqësues. Takon me mijëra njerëz, që të shohin si perëndi, si njeri që mund ti ndihmosh, etj. Qytetarët të glorifikojnë ndonjëhrë.
Ne flasim për deputetë dhe parlament, por asnjëherë për qytetarët.
Kjo mungoi në deklaratën e zonjës Duma, pikërisht votuesit, një falenderim për ta”, deklaroi Sejamini.
Diskutime rreth kësaj post