Rreth 48 orë larg nga protesta e 12 Nëntorit e paralajmëruar nga opozita e bashkuar, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se kjo protestë do të jetë madhështore.
Ai tha se qytetarët shqiptarë mezi po presin që ditën e shtunë të mbushin sheshet dhe rrugët e kryeqytetit.
Ndër te tjera kreu i PD i bëri thirrje dhe grupit të deputetit Enkelejd Alibeaj që të bëhen pjesë e protestës dhe të luftojnë kundër kryeministrit Edi Rama.
“Dhe njëherë motivet e protestës janë të jashtëzakonshme dhe ndaj populli opozitar do ti përjgigjet këtij armiku në mënyrën e merituar. Së pari njëherë vetë protesta është simboli i revoltës popullore, së dyti skenari dhe korografia është atribut i atyre që po merren me atë. Shqipëri po zjen, mezi po presin të mëdhenj dhe të vegjël, pensionistë dhe të rintjë të mbushin sheshin dhe rrugët e Tiranës.
Asnjë bast dhe ansjë rrezik, kjo protestë do të jetë një protestë që do të dridhë nga themelet regjimin e bazuar në drogën dhe krimet e Edi Ramës.
Për protstën është bërë një takim me Ilir Metën dhe pastaj me forat e tjera politike dhe të jgitha këto do të jeneë të pranishëm do të kenë mundësi ti adresohen popullit. Është inagurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër i cili përpiqet dhe bën gjithçka për të fshehur mega aferat e tij, paraqitet në parlament me gjuhën e një ordineri vetëm për të tërhequr vëmendjen nga ligji i Portit të Durrësit ku është vetë aksioner me 20%-30%.
Nuk jemi dy pjesë, ka një parti. Një parti është PD e cila ka në përputhje të pltoë me kushtetutën e saj ka kryer ka përmbushur të gjitha standartet dhe vjen sot më e fuqishme se kurë në jetën e saj.
Ka një grup që smund të quhet kurrë pjesë e PD është një grup të cilët janë padiskutim pjesë e partisë PD, janë të ftuar, të ndjekin, të kontribuojnë si anëtare dhe deputetë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post