7 kandidatët që garojnë në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur në një takim në selinë blu, nga Sali Berisha. Sipas mediave mbledhja u thirr nga Berisha për të kërkuar nga kandidatet mobilizim edhe për protestën e 12 nëntorit.
Në takim janë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.
Gjithashtu, në fokus do të jenë edhe zgjedhjet vendore të 2023, në të cilën Berisha u ka bërë thirrje secilit prej tyre që të mbështesin kandidatin fitues të garës së primareve në betejën përballë Erion Veliajt.
Diskutime rreth kësaj post