Më 10 nëntor, Grupi Punues për Vizat e Këshillit të BE-së mbajti diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave me Kosovën nën Presidencën Çeke. Shtetet Anëtare diskutuan propozimin kompromis të Presidencës Çeke mbi kërkesën për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS.
Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit konsensus ne gjirin e vendeve anëtare. Megjithate u bë përparim i rëndësishëm në negociata. Presidenca do t’i rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet të gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme për të ecur përpara me këtë pikë të rëndësishme deri në fund të vitit.
Diskutime rreth kësaj post