Është aprovuar nga gjykatësi i procedurës paraprake kërkesa e mbrojtjes së ish kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli ku ky i fundit ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit për paraburgimin.
Gjykatësi ka udhëzuar mbrojtjen e Veselit që të paraqesë shkresën deri në 11 nëntor, ndërsa seanca e rradhës të mbahet në 19 dhjetor.
Prej më shumë se një viti, ish liderët e UÇK-së, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi mbahen në paraburgimin e Hagës ku akuzohen se gjatë luftës kanë marrë pjesë në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore.
Diskutime rreth kësaj post