Zbardhet kërkesa e Partisë Socialiste, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, pasi pretendohet se ata janë paraqitur të dehur në seancën e sotme plenare.
Sipas dokumentit të firmosur nga 7 deputetë socialistë, të cilët ia kanë depozituar Kuvendit, drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla, kërkohet masa disiplinore për dy demokratët. Në shkresën e socialistëve thuhet se dy deputetët përdorën gjuhë të rëndë fyese.
Ndër të tjera është kërkuar mbledhja e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikës, për Vlerësimin dhe marrjen e masës për dy deputetët.
Diskutime rreth kësaj post