Një incident ka ndodhur përpara nisjes së votimit në seancë plenare. Hyrja e Edi Ramës në sallën e Parlamentit është shoqëruar me një përplasje verbale me deputeët e opozitës, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Sipas njoftimit të Kuvendit dy deputetët nën efektin e pijeve alkolike kanë bërë veprime të pasjellshme në seancë gjatë votimit për projekt buxhetin e vitit 2023.
I kontaktuar nga ABC, Edi Paloka deklaroi se nuk ka qenë aspak i dehur siç deklarojnë socialistët por ka dashur të çoj në vend nderin e deputetëve demokratë.
“Absolutisht nuk kemi qenë të dehur. Por kemi qenë të revoltuar absolutisht po. Unë nuk isha në seancën e ditës së mërkurë, kur Edi Rama përdori një gjuhë rrugaçi në Parlament, ndaj kolegëve të mi parlamentarë. Sot kur ai hyri në seancë për votimin, thjesht gjeta mundësinë t’i kujtoja kush ka qenë dhe kush është. Mbase nga ata deputetë që janë në Parlament, e njoh pak më shumë Edi Ramën qëkur ka qenë i ri dhe nuk mund t’i lejoj vetës dhe demokratëve të na fyej një njeri si ai. Është më minimalja që mund të bëj për demokratët të çoj nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”, shprehet Paloka për ABC.
I pyetur për iniciativën e socialistëve për ta përjashtuar së bashku me Bujar Leskajn nga Parlamenti për 10 ditë, Paloka sqaron: “Do të duhej që të ishte përjashtuar Edi Rama për atë gjuhë prej ordineri që përdori një ditë më parë. Janë fyerje që i kanë parë dhe dëgjuar të gjithë shqiptarët. Në ekran. Live. Këtë duhet të shohin socialistët”, thekson Paloka.
Diskutime rreth kësaj post