Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është shprehur se prokurori përgjegjës për çështjen e Inceneratorëve është burri i një deputetes socialiste.
Komentet Kryemadhi i bëri si kundërpërgjigje ndaj akuzave të Ramës se dosjen e inceneratorëve Partia e Lirisë e kishte marrë nga Prokuroria.
Ndërkohë Kryemadhi hodhi sërish akuza sot për atë që ajo e quan afera e inceneratorëve, duke bërë me dije se shumë para nga buxheti i shtetit kanë kaluar padrejtësisht në duart atyre që menaxhojnë inceneratorët.
“Këto janë pagesat që Klodian Zoto i ka bërë në vitin 219, 2020 dhe 2021. Si i ka lejuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtoria e Financave dhe të tjerat që këto para të kalojnë.
Më bën përshtypje ajo që thotë Rama që Prokurori ia ka dhënë dosjen Partisë së Lirisë. Rama e di shumë mirë që prokurori që është përgjegjës për çështjen është burri i një deputetes socialiste. Dhe nuk besoj që burri i deputetes socialiste i ka dhënë Monikës dosjen e evazionit fiskal.
Ne e dimë shumë mirë që Inceneratori i Tiranës dhe Elbasanit janë sekuestruar pasi përfunduan të gjitha pagesat. Jo pa qëllim kam përmendur 2 kompani Pivot 4 dhe AS Grup që kanë marrë para. Një nga arsyet që duhet të theksoj, qoftë për inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, është Pivot 4. Tre inceneratorët janë të sekuestruar na Prokuroria. Ajo që dua të theksoj, tabela tregon që ka filluar pagesa për Inceneratorin e Tiranës, fillojnë pagesat që më 15 mars të vitit 2018.
Afera e inceneratorëve, Kryemadhi zbulon fakte të reja: Tre kompani në emër të një bariu në Greqi dhe dy pensionistë…
Nga dita që ne kemi bërë padinë e deri më sot janë paguar 15 milion dollar nga Bashkia ne Tiranës. Në 617 ditë prokuroria ka lejuar vjedhjen e këtyre shumë parave. Pronari i Inceneratorit të Tiranës, me këto fakte është vetë Edi Rama.
Më e pakta që mund të bëjë, qoftë Prokuroria, qoftë gjykata, duhet të bëjë bllokimin e pagesave për Inceneratorin e Tiranës”, u shpreh Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post