Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi mbërmjen e sotme se 12 nëntori do të jetë një protestë shumë e fuqishme dhe prandaj kryeministri Rama është nervoz.
Berisha u shpreh në një intervistë në “Ora Neës” se Shqipëria sikurse e ka bërë Rama, ikin në një hark kohor 7-vjeçar 740 mijë shqiptarë, 26% e popullsisë sikur të ishim në luftë civile.
“Do të jetë një protestë shumë e fuqishme dhe prandaj Rama është nervoz. Ai e di se opozita ka fillimin e betejës tashmë. Pse është zgjedhur kjo strategji? Është zgjedhur si jetike, sepse ky për zgjedhje nuk pyet, nuk ndalet në grabitjen e votës. Do të kemi edhe protestë edhe zgjedhje.
Shqipëria sikurse e ka bërë ky, që të ikin në një hark kohor 7-vjeçar 740 mijë shqiptarë, 26% e popullsisë sikur të ishim në luftë civile. Ky thotë që biznesit dhe profesioneve të lira do tu vërë taksa 23%, ndërsa energjinë ua shtrenjtoi biznesit. Ky ka të gjitha politikat e tij që të largojë shqiptarët”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post