Ish-deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka treguar mes lotësh se si pandemia i mori vëllain.
Në njw intervistw televizive, ai kujtoi Bashkim Finon, Marko Bellon e shumë miq të tjerë që humbën jetën në betejën me virusin.
“Gjithashtu ka humbur jetën nga COVID-i edhe im vëlla. Unë vetë me bashkëshorten e kemi kaluar jo lehtë COVID-in dhe ndërkohë elementi tjetër është që një nga vajzat e mia që është mjeke në Itali dhe ajo gjatë gjithë periudhës së COVID-it ka qenë e angazhuar në një spital COVID-i dhe ka qenë në vijën e parë,” – u shpreh Dokle.
Ai përmendi se shumë nga elementët dramatik që i tregonte e bija kanë ndikuar që ai të përfshinte këtë pandemi në librin e tij.
Diskutime rreth kësaj post