Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Bardhi deklaroi ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” se grupimi që ai drejton, po përgatitet për zgjedhjet vendore të 14 majit, teksa theksoi se kandidatët janë votuar që prej vitit 2020.
Sa i përket konfliktit të brendshëm në kampin blu, Bardhi deklaroi se grupimi i tij do të respektojë çdo vendim të gjykatës për statutin, ndërsa shprehu bindje se Apeli i Tiranës do të rrëzojë statutin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Shumica dhe pakica në një parti përcaktohen nga të gjitha palët që njihen. Për sa kohë diçka e tillë nuk ka ndodhur unë nuk mund të them cila është shumica e pakica. Për ta përcaktuar duhet të krijohet një proces që njihet nga të gjitha palët. Kjo nuk ka ndodhur për fat të keq.
Së pari ky proces është realizuar. Në vitin 2020, krahas kandidaturave për zgjedhjet e përgjithshme, kryesia përcaktoi dhe kandidatët për zgjedhjen e ardhshme. Sot PD ka një numër të konsiderueshëm dhe të gatshëm kandidatësh për zgjedhjet. Absolutisht janë ndër burimet më të mira njerëzore që ka PD. Janë rreth 600 kandidatë, të filtruar nga strukturat të brendshme, por dhe miratimi ne anëtarëve, kanë qenë propozime të tyre.
Së pari, unë kam besimi ne plotë që Gjykata do zbatojë ligjin. I bëj thirrje të caktojë datën për shqyrtimin e çështjes. Deri tani nuk ka një datë për shqyrtimin. Unë personalisht do njoh dhe do respektoj çdo vendim Zgjedhjet lokale nga ana tjetër bëhen për të përcaktuar kush është shumica mes partive në vend. Ky duhet të jetë thelbi i 14 majit. Nëse qëllimi i një pjese të PD është ta lërë mënjanë betejën me kundërshtarin por të caktojë kush është shumica brenda partisë, kjo dëmton Shqipërinë.
Ngarkesa që ka Gjykata e Apelit e sjell këtë vonesë. Në një çështje të zakonshme kjo do ishte e justifikuar, por kjo nuk është çështje normale dhe gjykata do duhet ta shqyrtonte me proces të përshpejtuar. Nuk e kuptoj pse nuk e shqyrton, kur një konflikt kaq i madh ndodh brenda partisë më të madhe opozitare në vend. Ne do të njohim vendimi ne Gjykatës dhe unë do vazhdoj të bëj pjesë në PD, do them çdo mendim timin se si duhet të jetë partia. Nuk do e konsideroja si zgjidhje kthimin pas në kohë, kjo nuk do e bënte si një opsion serioz qeverisës. Çdo anëtar i PD, pavarësisht se çfarë mendon për çështje të ndryshme, duhet të jetë pjesë e PD-së.
Nuk do ngatërroja një ngutje personale për ta përzierë me hallet e shqiptarëve për të bërë një protestë. Nëse do jem në Tiranë do jem në protestën e 12 nëntorit.”– tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post