Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit ranë dakord në bisedimet në Uashington për të përshpejtuar negociatat midis dy vendeve të Kaukazit Jugor që janë përplasur vazhdimisht për kontrollin e rajonit të Nagorno-Karabakut, tha të martën Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
“Ministrat e jashtëm ranë dakord të përshpejtojnë negociatat e tyre”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price për bisedimet e së hënës midis ministrit të jashtëm armen Ararat Mirzoyan dhe ministrit të jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov.
Gjithashtu ai shtoi: “Dita e djeshme ishte pozitive nga takimi i të dy palëve. Ata shfaqën shumë nga fushat e tyre të mosmarrëveshjeve dhe në fund të ditës ata ishin në gjendje të bien dakord për një deklaratë të përbashkët. Ata ishin në gjendje të bien dakord për të vazhduar takimin, duke u angazhuar në dialog të drejtpërdrejtë dhe në diplomaci në javët në vijim”.
Diskutime rreth kësaj post