Gazetari dhe analisti Roland Qafoku nuk e sheh si lajm dorëheqjen e Grida Dumës nga mandati i deputetes së PD-së.
Kjo pasi për Qafokun Duma nuk do të kujtohet për asnjë betejë politike. Ai tha se Duma nuk ka fituar asnjë betejë dhe nuk ka krijuar asnjë model.
“Nuk u bë hataja se u largua Grida Duma nga PD. Zakonisht dorëheqjet jepen nga detyrat, ministra, kryeministra. Të japësh dorëheqjen nga pozicioni i deputetes në opozitë, nuk është ndonjë gjest i jashtëzakonshëm. Lotët e Açkës apo Gjekmarkajt, ishin të ekzagjeruara. Nga kush iku?
Grida Duma çdo betejë që ka bërë në politikë e ka humbur. Nuk ka fituar asnjë. A ishte Grida Duma një model i mirë në politikë? Unë mendoj që Duma nuk ka krijuar asnjë model, kështu që për mua nuk është aspak e jashtëzakonshme.
Dalja nga politika e këtyre deputetëve të bën të mendosh që po e braktisin anijen sepse ka shumë vrima, por nga ana tjetër ata që nuk japin asgjë, më mirë të ikin. Më mirë Alfred Rushaj dhe Grida Duma të ikur, se sa as mish as peshk. Harruat Grida Dumën disa muaj më parë thatë Lulzim Basha na prij! Sikur t’i thërriste Skënderbeut.
Nuk janë politikanë realë dhe profesionistë. Politikanë realë dhe profesionistë, janë ata që bëjnë beteja. Në beteja mund të humbasësh, mund të fitosh, por nëse i humb të gjitha dhe e vetmja vlerë e jotja është se del shumë në ekran, kjo nuk është më vlerë”, theksoi gazetari.
Diskutime rreth kësaj post