Një sherr masiv ka ndodhur mes disa të rinjëve në zonën e njohur si “Oxhaku” në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e sherrit të postuara nga JOQ, disa të rinj kanë dalë nga makina dhe kanë nisur që të përplasen në mes të rrugës me njëri-tjetrin. Disa duket se kanë pasur edhe kohë që të heqin edhe bluzat e tyre, duke e marrë “seriozisht” edhe përplasjen mes tyre.
Ndërkohë, aty ka rastisur edhe një efektiv policie i rrugores, por duke qenë se ishte i vetëm përballë të paktën 10 të rinjve, e ka pasur të pamundur të ndalojë ngjarjen. Deri më tani, lidhur me ngjarjen e filmuar nga kamerat e qytetarëve, ende nuk dihet se kush janë të rinjë dhe shkaku i sherrit. Ndërsa Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post