Shefi i sapo zgjedhur i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi në konferencën e sotme për shtyp tha se nuk ka lidhje me asnjë parti politike, përcjell TV21. Abazi theksoi se asnjëherë nuk ka qenë anëtarë i asnjë partie politike në vend.
“Funksioni i prokurorit publik nuk korrespondon me kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik ose anëtarësinë në parti politike, sipas kësaj, asnjëherë nuk kam qenë as nuk jam anëtar i ndonjë partie politike, as në punën time të deritanishme nuk kam lënë përshtypje se unë kam…të themi relacione ose pozicione me parti konkrete politike”, tha mes tjerash Abazi.
I pyetur nëse ka lidhje me kreun e BDI-së Ali Ahmeti pasi edhe Abazi vjen nga Zajazi, ai u përgjigj se nuk ka asnjë kontakt as me Ahmetin por as me anëtarë të tjerë të BDI-së.
“Ndoshta edhe jemi takuar. Nuk kemi kontakte personale”, tha mes tjerash Abazi.
Diskutime rreth kësaj post