Artur Mahmutaj ka shpallur sot kandidaturën e tij për procesin e primareve të Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit. Mahmutaj gjatë prezantimit të tij tha se e ka marrë këtë vendim me bindjen e plotë që përfaqëson qytetarët e Fierit dhe ata që presin ndryshimin.
Mahumuta tha se Fieri ka një potencial të jashtëzakonshmë por që sipas tij ka një keqmenaxhim nga ana e kryebashkiakut aktual Armando Subashi.
“Fieri si qytet ka nje potencial te jashtezakonshem! Potencial i cili prej shume vitesh eshte keqmenaxhuar qellimisht, duke mos prodhuar asnje te mire per qytetaret, por vetem duke i sherbyer qellimit te vetem te rilindjes, shpopullimit te vendit dhe nenshtrimit te atyre qe mbesin ketu. Puna ne ekip, shkembimi i ideve, pranimi i mendimeve ndryshe, perfshirja e eksperteve ne vendimarrje, perfshirja e te rinjve ne qeverisjen lokale dhe qendrore, keto e shume te tjera jane thelbi i te paturit nje demokraci funksionale. Organizimi i primareve nga PD eshte risi e bukur. Gara e hapur per kedo qe ka deshire e guxim te garoje eshte tregues qe jemi ne rrugen e duhur dhe garantojne pikerisht demokracine e brendshme ne PD”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post