Takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës në Kosovë ditën e sotme raportohet se nuk ka shkuar “vaj”.
Sipas mediave vendase mësohet se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sharë teksa ishte duke u larguar nga takimi.
“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit”, ishte fjalia me të cilën Haradinaj iu drejtua Kurtit teksa ishte duke dalë nga salla.
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Albin Kurti kisht thirrur në takim liderët e opozitës për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit.
Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme Kurti bëri me dije se se ekziston plani franko-gjerman dhe të cilin tha se “nuk e kishte refuzuar”, megjithëse kishte vërejtje. Ai u shpreh edhe se Serbia po provon që ta refuzojë këtë plan, por në mënyrë të maskuar, që të mos dukej se po e refuzonte.
Diskutime rreth kësaj post