Aleanca për Shqiptarët dënon provokimin e fundit të ambasadës ruse në Shkup në Twitter, i cili shkeli rëndë Kushtetutën e vendit, e cila e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, transmeton InfoShqip.
Maqedonia është gjithashtu në një linjë të qartë me Perëndimin në dënimin e agresionit rus kundër Kievit dhe në mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës.
Ne kërkojmë që Ministri i Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin rus për shpjegim dhe protestë kundër ndërhyrjeve të tilla brutale të Rusisë.
Maqedonia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk guxon të lejojë ndikime të tilla nga një ambasadë e akredituar në Shkup. Heshtja përballë provokimeve të tilla mund të kuptohet si legjitimim i zgjerimit të agjendës ruse në Ballkan, e cila, së bashku me politikën nxitëse ushtarake të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon. si dhe sabotimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor- thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post