Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dal nga ndërtesa e Qeverisë, pak minuta pasi ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës.
Një ditë më parë AAK ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kreut të opozitës, dhe se ky takim do të mbahej sot në ora 8:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Ndërkaq largimi i Haradinajt disa minuta pas mbërritjes së tij në këtë takim, u bë pa ndonjë shpjegim për media.
Ende nuk dihet arsyeja pse Haradinaj nuk u prononcua me Kurtin.
Diskutime rreth kësaj post