Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidat për primaret e PD në Tiranë, i është përgjigjur një pyetjeje me thumb, duke folur për garën mes demokratëve për të nxjerrë një fitues që më pas do të përballet me Erion Veliaj. Alimehmeti, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u pyet nga gazetari Ylli Rakipi lidhur me garën dhe nëse beson se ajo është reale.
PJESË NGA BISEDA:
Ilir Alimehmeti: Po ta kisha menduar që mund të jetë farsë nuk do të futesha. Besoj se është një garë reale. Bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan. Pres që gara të jetë e pastër, transparente, e rregullt. Mendoj se do të jetë garë e rregullt.
Ylli Rakipi: Po i mëshohet idesë që duhet kandidat politik. Duket se ka një preferencë të lidershipit për Belind Këlliçin. Berisha ishte me Këlliçin në Unazën e Re. Këtu ka një garë, përse del me Berishën deputeti? Indirekt po thotë të zgjidhet ky person. Nuk ju duket që Berisha ka këtë pozicion?
Ilir Alimehmeti: Ka qenë shumë i qartë zoti Berisha. Ai adresoi votuesit në një video dhe thotë që kandidatët duhet të jenë pesona nga brenda ose jashtë partisë, që kanë aftësi të fitojnë zgjedhjet. E keni të qartë me zë dhe figurë. Ju mund të merrni rrethanat dhe ti merrni bashkë. Zyrtarisht fushata nuk është hapur. Jemi në momentin e kandidaturës. Duke qenë përfaqësues i zonës, besoj se zoti Këllici ka qenë për këtë arsye. Me kaq e mbyll si bisedë. Ne kemi një parim tjetër, që është pika kyçe, njerëzit duhet të mendojnë, mes shtatë ofertave.
Diskutime rreth kësaj post