Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha nuk duhet të ndërhyjë në garën e primarave.
“Mendoj që do ishte mirë që Berisha të qëndronte larg kësaj gare. Unë e shikoj që Berisha është duke i qëndruar larg këtij procesi. Nëse do të shikojmë vërtetësinë e këtij procesi, roli i kryetarit në këtë proces duhet të jetë inekzistent. Primarët në thelb janë një garë mes kandidaturave. Përfshirja e kryetarit do e dëmtonte këtë proces”, u shpreh Hajdari.
Gjatë fjalës së saj ajo u fokusua edhe tek protesta e 12 nëntorit, ku nënvizoi se të gjithë duhet të çmontojmë qeverinë arrogante të Edi Ramës.
“Protesta është kërkuar edhe më përpara, mund të quhet e vonuar, por edhe sfidat kane qenë shumë të mëdha. Ne shikojmë një qeveri tejet arrogante. Ky lloj mllefi, mos-shërbimi ndaj shtresave, ndaj qytetarëve në këto momente kaq të vështira për të qytetarët, duhet të kemi reagim ndaj Ramës. Të jemi bashkë për të çmontuar këtë qeveri arrogante. Qeveria Rama duhet të jetë në shënjestër”, u shpreh Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post