Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi, realizoi një gol fantastik me fanellën e Rijekës në elitën e futbollit kroat, në triumfin 0-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Varazdinit të Pëllumbit dhe Elezit.
Me një predhë nga e djathta e zonës, Selahi nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar duke e dërguar topin në trekëndësh. Menjëherë pas shënimit të golit të dytë për Rijekën, mesfushori shqiptar u zëvendësua nga trajneri.
Ky ishte goli i parë në këtë sezon për Selahin, që është aktivizuar 14 ndeshje me fanellën e ekipit të njohur kroat. Vlen të theksohet fakti se në sezonin e kaluar 23-vjeçari shënoi 2 gola në 30 ndeshje me Rijekën.
Diskutime rreth kësaj post