Këto janë vlerat reale të shtrenjtimit të energjisë, Qeveria plason informata të pasakta Në ditët e fundit, por edhe gjatë gjithë periudhës kohore të këtij viti, kryeministri e ministra të kabinetit qeveritar, por edhe eksponentë të lartë të partive të tyre politike që ata përfaqësojnë, LSDM e BDI, po i servojnë opinionit publik informata të pasakta e të pabazuara në fakte, lidhur me çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjar e ato të biznesit të vogël.
Dalin e trumbetojnë se gjoja qeveria po subvencionon në vlerë prej 80 % të çmimit aktual të energjisë elektrike për këto kategori konsumuese. Por, në realitet ata nuk e thonë të vërtetën, sa që edhe vet nuk besojnë në atë që thonë.
Aleanca për Shqiptarët, sot para opinionit publik po prezanton fakte e analiza, të cilat qartësisht tregojnë e vërtetojnë se qeveria nuk e thotë të vërtetën lidhur me çmimin e energjisë elektrike.
Në këtë analizë kemi përfishërë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjar, ndriçimin publik e atë të biznesit të vogël (industrial), ku si pikë referencë për krahasim është marrë periudha deri në muajin 06/2022 dhe periudha pas këtij intervali kohor – ajo aktuale.
Kategoria konsumatore biznesi i vogël (industrial)
Konsumatorët industrial – pjesa e furnizimit me energji elektrike
çmimi deri me datë 30.06.2022 – denarë 8.5868
çmimi aktual – denarë 13.8204
dallimi (ndryshimi në çmim) – denarë 5.2336
dallimi (ndryshimi në çmim) – përqindje 60.95%
Konsumatorët industrial – pjesa e distribuimit me energji elektrike
çmimi deri me datë 30.06.2022 – denarë 2.8232
çmimi aktual – denarë 3.3742
dallimi ( ndryshimi në çmim ) – denarë 0.551
dallimi ( ndryshimi në çmim ) – përqindje 19.52%
Konsumatorët industrial – furnizimi dhe distribuimi me energji elektrike
çmimi deri me datë 30.06.2022 – denarë 11.41
çmimi aktual – denarë 17.1946
dallimi ( ndryshimi në çmim ) – denarë 5.7846
dallimi ( ndryshimi në çmim ) – përqindje 50.70%
Pra, për kategorinë konsumatorë për pjesën e furnizimit dhe distribuimit kemi rritje të çmimit në masën prej 50.70 % , një rritje shumë e lartë dhe e papërballueshme për biznesin e vogël .
Diskutime rreth kësaj post