Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thyer rekordin e shikueshmërisë dhe pëlqimeve në rrjetin social të të rinjve Tik-Tok.
Për vetëm 60 minuta bashkëbisedim live me qytetarët, Kryetari i PD ka marrë 286.6 mijë pëlqime, 61.9 mijë shikime në total dhe mbi 3 mijë shpërndarje, sipas statistikave të publikuara nga vetë rrjeti social Tik-Tok.
Berisha prej rreth një muaji është mjaft aktiv në këtë rrjet, me mesazhet e tij politike të cilat ia drejton një grupmoshe më të re.
Lideri i opozitës ka arritur të tërheqë shikueshmëri të lartë në komunikimin virtual edhe me grupmoshat e reja pas suksesit me Foltoren në terren.
Diskutime rreth kësaj post