Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, është e martuar prej disa kohësh me biznesmenin maqedonas, Serjoza Markov, madje, ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon.
Së fundmi, Adelina ka folur si rrallëherë për marrëdhënien me bashkëshortin, duke ndarë shumë detaje.
“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeçe. Kam një jetë, më rriti burri”, u shpreh këngëtarja për “Why Not”.
Më tej, e pyetur nëse do ta zgjidhte Serjozën edhe në një jetë tjetër, Adelina tha: “Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja!”.
Diskutime rreth kësaj post