Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se Serbia e Kosova duhet të tregohen të përmbajtshme dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.
Këto deklarime, Geoana i bëri pas një bisede që pati me emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
“Bisedova me Përfaqësuesin Special të BE-së, Mirsolav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës”, ka shkruar Geoana, transmeton Klankosova.
Tutje, ai tha se KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.
Diskutime rreth kësaj post