Presidenti Joe Biden, i ka tërhequr të premten vëmendjen miliarderit Elon Musk, duke i thënë që ka blerë një platformë të mediave sociale që “shpërndan gënjeshtra në të gjithë botën”.
“Elon Musk del dhe blen një platformë që shpërthen gënjeshtra në të gjithë botën,” tha presidenti në një mbledhje fondesh demokratike në Rosemont, Illinois, jashtë Çikagos. “Nuk ka më redaktorë në Amerikë”, shtoi ai.
Vërejtjet e presidentit pasuan lajmet e së premtes se në Twitter, janë pushuar nga puna mijëra punonjës në të gjithë kompaninë.
Ky është një raund i uljes së kostove që potencialisht, mund të çrregullojë mënyrën se si funksionon një nga platformat më me ndikim në botë, një javë pasi u ble nga Musk.
Diskutime rreth kësaj post