Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për marrjen e masës për mbështetje financiare me llogaritjen e dallimit të çmimit të energjisë termike operatorëve të aktiviteteve energjetike në tregun e energjisë termike, për energjinë termike të konsumuar nga konsumatorët e kategorisë familjare, në kushtet e një situate krize në furnizimin me energji termike.
Ky vendim për sezonin e ri të ngrohjes nënkupton vazhdimin e subvencionimit nga ana e Qeverisë në pjesën e faturave të energjisë termike të amvisërive, për të mbrojtur amvisëritë nga çmimi më i lartë i energjisë tërmike siç ka qenë edhe deri më tani.
Masa për mbështetje financiare është paraparë të realizohet në përputhje me të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të përcaktuara me marrëveshjet e lidhura ndërmjet Shoqërisë aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore dhe bartësit e licencës për furnizim me energji termike në zonën e qytetit të Shkupit.
Masa i referohet periudhës kohore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi – deri në skadimin e afatit të ekzistencës së përcaktuar të situatës së krizës në furnizimin me energji termike. Qeveria në mbledhje miratoi tekstin e kërkesës drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për sigurimin e një linje kredie për kujdes dhe likuiditet. Linja e kredisë për kujdes dhe likuiditet është në vlerën 530 milionë euro.
Mjetet nga linja kreditore janë të destinuara për të mbështetur Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Diskutime rreth kësaj post