Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka thënë në emisionin “Log.” në Abc se e pranon Enkelejd Alibeajn si deputet të PD, dhe jo në poste të tjera.
Balliu tregoi se Alibeaj ka kërkuar në negociata që mos të mbahen primaret, ndërsa vetë u shpreh kundër sondazheve, që sipas tij nuk dalin të sakta.
Ai deklaroi gjithashtu se pranon të humbasë me dinjitet, por jo të fitojë me pazare.
“Marrim rastin që këta prishin punë. Këta e dinë që po prishin punë? Atëherë i bie që po dalin për të prishur punë. Me çfarë morali nisen këta nëse dalin për t’i prishur punë PD-së dhe jo PS-së. Unë e pranoj Alibeajn si deputet të PD. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar se është është deputet i PD. Ne nuk themi që nuk është i yni. Është ky që e thotë. E vetmja gjë që na ka kërkuar Alibeaj është të ikin primaret. 50 me 50? Si bëhet? Këto janë gomarllëqe. Nuance minimale politike është 50 me 50 primare dhe sondazhet. Që sondazhet kanë treguar vitet e fundit në gjithë botën që janë difektoze. Në qoftë se ne mohonim që Enkelejdi, Gaz Bardhi të vinin të kontorllonin procesin, të ishin në grupet që bëjnë transparencën, të numëronin votat , ti filmonin, atëherë po. Çfarë duan ata? 1 mijë herë pranoj të humb me dijnitet se të fitoj me pazar. Se po fitove me pazar mbetesh peng siç kanë mbetur këta”, tha Balliu.
Diskutime rreth kësaj post